Vushtrria fiton derbin me Kastriotin

Hendboll

Vushtrria fiton derbin me Kastriotin

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 22:33
Vushtrria

Vushtrria e ka fituar ndeshjen e fundit të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dielën mbrëma, Vushtrria fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 32:26. Vendasit nisën më mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi bindëse. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16:10.

Vushtrria mbajti epërsinë konstante edhe në pjesën e dytë, për të fituar në fund me gjashtë gola dallim.

Nemanja Drakuloviq ishte më efikasi te Vushtrria me 7 gola. 5 i shënoi Fitim Klinaku, sa i kishte edhe Armend Karaça. Festim Mustafa shënoi 7 gola për Kastriotin, derisa 6 i kishte Jeton Bislimi.

Tri ndeshjet tjera të javës së dhjetë janë luajtur të shtunën.

Kastrioti i ka nëntë pikë në vendin e katërt. Vushtrria është e shtata me gjashtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat