Ulpiana, kampione në Ligën e Parë

Hendboll

Ulpiana, kampione në Ligën e Parë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 23:09
Ulpiana, kampione në Ligën e Parë

Ka përfunduar stinori vjeshtor edhe në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (vajzat).

Në pozitën e parë do të dimërojë Ulpiana, që ka fituar tetë ndeshjet e pjesës së parë të kampionatit.

Ulpiana ka lënë prapa Dritën e Gjilanit, që është e dyta me 12 pikë.

Pasojnë Vjosa, KEK-u, Prizreni, Deçani, Trepça, CLICK e Llapusha.

Ulpiana të dielën fitoi 41:22 ndaj Dritës së Gjilanit. Deçani luajti 19:19 me CLICK-un, ndërsa KEK-u fitoi 23:19 ndaj Prizrenit.

Fitore bindëse ka shënuar Trepça ndaj Llapushës (43:8).

Në skuadrat e Ligës së Parë ka lojtare, kryesisht të reja, që kanë potencial për të prekur nivele edhe më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat