Çervari është i zemëruar: Gobac mendon se është babai i hendbollit

Hendboll

Çervari është i zemëruar: Gobac mendon se është babai i hendbollit

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:56
Gobaci e Çervari

Para 20 viteve ai fitoi medaljen e artë me Kroacinë. Tani ai po largohet nga kombëtarja kroate, i pikëlluar dhe i zhgënjyer.

Ditë më parë, ka qenë një stuhi në Federatën e hendbollit kroat, trajneri Hrvoje Horvat është shkarkuar dhe në vend të tij ka ardhur Goran Perkovac. 

Trajneri me përvojë e ka dëshmuar veten në Zvicër dhe në stolin e gjermanëve Minden dhe Lubbecke, por për habinë e të gjithëve është larguar edhe Lino Çervar.

Me një tjetër propozim me të cilin të gjithë u pajtuan, është zëvendësuar edhe Lino Çervari, i cili prej dy vitesh mbante detyrën e koordinatorit profesional. 

Ai qëndroi pas ish-trajnerit Horvat dhe siç mund të dëgjonim ditët e fundit, Perkovac nuk ishte zgjedhja e Çervarit.

Njeriu që fitoi medaljen e artë me Kroacinë në kampionatin Botëror në Portugali në vitin 2003, tani po largohet nga kombëtarja.

Ai u largua nga seanca e i zhgënjyer. 

Çervar ka komentuar situatën për “RTL Danas”.

Pse ju hoqi Zoran Gobac?, pyet gazetari.

“Sepse mendon se është babai i hendbollit!”, - iu përgjigj Çervari i mërzitur dhe vazhdoi:

Ai mendonte se unë isha rrezik për të, por nuk jam rrezik për askënd.

Unë merrem me hendboll, nuk kam ambicie”.

“Tani nuk është koha për të folur, do të them vetëm një fjalë, Zoran Gobac (nënkryetar i federatës) është më i kënaquri!”, tha Çervar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat