Kastrioti - Vushtrria, kryendeshja e javës

Hendboll

Kastrioti - Vushtrria, kryendeshja e javës

Më: 24 mars 2023 Në ora: 19:44
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti – Vushtrria konsiderohet kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 15:00 në Ferizaj, ndërsa të dy skuadrat kërkojnë fitoren.

Kastrioti është i katërti me 18 pikë, ndërsa Vushtrria e dyta me 22 pikë.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Vëllaznimi – Dukagjini (13:30) dhe Prishtina – Jusuf Gërvalla (15:00).

Shqiponja – Istogu (17:00) dhe Ferizaj – Samadrexha (14:00) janë dy ndeshjet që luhen të dielën.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e 15-të. Ndeshjet e kësaj jave janë: Ulpiana – Trepça, Deçani – Llapusha, Vjosa – Prizreni, CLICK – Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat