Edhe një fitore e Istogut

Hendboll

Edhe një fitore e Istogut

Më: 30 mars 2023 Në ora: 11:32
Pamje nga një ndeshje

Istogu ka shënuar fitore të thellë ndaj Prishtinës, të mërkurën mbrëma.

Ndeshja e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) u zhvillua të palestrën në Istog.

Ende pa u luajtur minuta e 15-të, Istogu bëri shkëputje prej dhjetë golash dhe më pas ka menaxhuar ndeshjen pa problem.

Në fund rezultati ishte 43:27.

Arlinda Dinarica i shënoi nëntë gola për Istogun, ndërsa shtatë i kishte Dayane Da Rocha.

Te Prishtina tetë gola i realizoi Arona Krasniqi, ndërsa gjashtë i kishte Melike Ipçi.

Istogu ka fituar të gjitha ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 30 pikë. Prishtina është e pesta me 17 pikë.

Sot është ndeshja Vushtrria – Ferizaj (15:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat