Belgjika fiton me 6 gola dallim ndaj Kosovës

Hendboll

Belgjika fiton me 6 gola dallim ndaj Kosovës

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 23:18
Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë në kuadër të turneut ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.

Në Lokeren të Belgjikës, djemtë tanë luajtën me Belgjikën, ndërsa pësuan me rezultat 31:25.

Paraqitja ishte solide, por shërben shumë për të ardhmen e kësaj gjenerate.

Të kujtojmë që ishte ndeshja e parë ndërkombëtare për këtë grupmoshë.

Dhe mungesa e përvojës u vërejt sidomos në minutat e parë, kur djemtë tanë kishin telashe të shumta në mbrojtje e sulm. Gradualisht stabilizuan radhët dhe shfaqën më shumë.

Por jo mjaftueshëm sa për të shmangur humbjen.

Pjesa e parë përfundoi 18:11 për Belgjikën.

Ndeshjen e ardhshme Kosova U18 e ka ndaj Luksemburgut, të enjten nga ora 18:00. Të premten prej orës 10:00 është ndeshja me Poloninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat