​Hendbollistet e Kosovës e mbyllin me fitore aventurën në Lojërat Mesdhetare

Hendboll

​Hendbollistet e Kosovës e mbyllin me fitore aventurën në Lojërat Mesdhetare

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 10:49
​Hendbollistet e Kosovës

Me fitore janë përshëndetur hendbollistet e Kombëtares së Kosovës nga Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Kosova të martën pasdite triumfoi ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 22:17, në ndeshjen për vendin e pestë.

Hendbollistet kosovare e dominuan takimin gjatë tërë 60 minutave, duke krijuar në momente edhe epërsi të konsiderueshme. Në përgjithësi, shumë elemente të lojës funksionuan siç duhet.

Një paraqitje të shkëlqyer pati portierja Albina Pllana, e cila regjistroi plot 18 pritje dhe ishte një prej lojtareve kryesore në fitoren e Kosovës. Në repartin ofensiv, Ariona Dushica dhe Elsa Kongjeli realizuan nga pesë gola secila, ndërsa Lorena Matarova kontribuoi me katër gola.

Përvoja e fituar në Lojërat Mesdhetare pritet t’u shërbejë shumë hendbollisteve të reja të Kosovës, të cilat në “Taranto 2026” patën një orar të ngjeshur dhe u përballën me disa ndeshje mjaft sfiduese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat