Shqiponja më fat, sfidohet nga izraelitet

Hendboll

Shqiponja më fat, sfidohet nga izraelitet

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2016 Në ora: 11:56
KH Shqiponja

Nënkampionia e Kosovës, Shqiponja e Gjakovës, ka pasur edhe pak fat, e cila do të takohet me ekipin nga Izraeli, Maccabi Arazim Ramat gan. Gjakovaret kanë rastin që më disa përforcime të kalojnë rrethin e tretë të Challenge Cup në konkurrencën e femrave. Shqiponja është themeluar qe 16 vite, por për këto vite ka pasur një organizim të mirë dhe disa herë ka marr pjesë në garat evropiane. Edicionin e kaluar janë eliminuar në të tetën e finales, ndërsa gjasat i kanë edhe këtë edicionin të avancojnë më tutje.      Shqiponja sfidën e parë e luan si mysafir. Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen më 12/13 respektivisht më 19/20 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat