Kastrioti me rregulla, mungesat pa arsye dhe kush zihet duke pirë duhan, gjobitet!

Hendboll

Kastrioti me rregulla, mungesat pa arsye dhe kush zihet duke pirë duhan, gjobitet!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 gusht 2016 Në ora: 19:39
Pamje nga stërvitjet e Kastriotit

Prishtina, Shqiponja, Kastrioti i Ferizajt (femrat), llogariten si skuadra që do të jenë në tri vendet e para në Superligën e Kosovës në hendboll. Për dallim nga edicionet e kaluara, ferizajaset, ekip me traditë, këtë vit do të startojnë me lojtare vendore dhe shumica prej tyre do të jenë të reja. Synimi i këtij kolektivit është ta rrisin nivelin e lojës dhe ta ndërtojnë një ekip kompakte edhe për garat evropiane. Kryetari i klubit  Faton Haxhisalihu tha se po bënë të gjitha përpjekjet e mundshme që t’i krijojë kushte sa më të mira hendbollisteve. Ferizajaset stërviten në palestrën e sportit ‘Bill Klinton’ në Ferizaj në kushte të mira. Trajnerja Vlora Jashari shprehet e kënaqur me kushtet dhe me atmosferën. “Synimi jonë është që të kemi lojtare vendore sa më shumë. Deri me tani nuk kanë pasur lojtaret vendore ndonjë përparësi, sepse ato janë lënë anash. Sot për sot kemi dy lojtare nga Çairi i Shkupit dhe Shpresa Fazliun. Dëshiroj një klub me disiplinë dhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat