Berisha premton se Shqiponja do të jetë e fortë për garat evropiane

Hendboll

Berisha premton se Shqiponja do të jetë e fortë për garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2016 Në ora: 19:27
Dervish Berisha

Shqiponja nga Gjakova synon ta përsëris suksesin e edicionit të kaluar kur ishte kualifikuar në të tetën e finales së Challenge Cup në hendboll, në konkurrencën e femrave. Gjakovaret këmbëngulin se janë me të organizuara këtë vit, të cilat përveç që kërkojnë të kualifikohen në të tetën e finales në Challenge Cup, mëtojnë titullin dhe Kupën e Kosovës.  Drejtori sportiv, Dervish Berisha, ndryshe ish-hendbollist i mirënjohur, shprehet se është duke i bërë të gjitha përgatitjet që klubi të jetë në nivel më të mirë dhe i gatshëm për çdo sfidë. Skuadra gjakovare ka filluar të hulumtojë për ekipin izraelit, Maccabi Arazim Ramat gan, me të cilën takohen me 12-13 nëntor dhe pas një jave luhet ndeshja e kthimit në Gjakovë. Berisha thotë se deri në nëntor kanë të gjitha mundësitë që t’i evitojnë mangësitë, por edhe të sjellin ndonjë përforcim adekuat. Megjithatë, sa i përket kampionatit tonë që fillon nga mesi i shtatorit, Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot” thotë se nuk kanë pasur aq kohë të përgatiten: “Edhe pse nuk kemi pasur kohë që të bëjmë ndryshime në sistemin e lojës që e kemi paraparë për shkak te disa problemeve që kishim, mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe besoj që sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime fantastike dhe Shqiponja do të jetë e para dhe pa konkurrencë. Prandaj, me disa përforcime si A. Basha. A. Kelmendi dhe lojtare me përvojë synojmë vendin e parë.  Sepse klubi ka hendbolliste të kualitetit të mirë siç janë:...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat