Pse Shqiponja do të jetë kandidate për vend të parë?

Hendboll

Pse Shqiponja do të jetë kandidate për vend të parë?

Nga: Dervish Berisha Më: 2 shtator 2016 Në ora: 12:05
Dervish Berisha

Debate

Klubi i hendbollit Shqiponja nga Gjakova, edhe këtë vit do të jetë kandidate potenciale për vendin e parë, megjithëse nuk ka ndryshime të mëdha. Me dy-tri përforcime, pra hendbolliste me përvojë, si Albulena Basha dhe Albulena Kelmendi, si dhe hendbollistet që ka klubi do të synojnë vendin e parë. E dimë që  shumë kush pret ndryshime, mirëpo për shkak të disa problemeve familjare dhe obligimeve sidomos unë si drejtor sportiv, që jam në Bruksel, nuk kemi pasur kohë për ndryshime, por gjithsesi në të ardhmen do të jetë jo si deri më sot, por një ekip me një punë profesionale që presim vetëm fitore.  Shqiponja do të jetë shembull për të gjitha ekipet se si organizohet, se si do të luaj dhe çdo herë me ambicie për vend të parë.  Shpresojmë që në sezonin e ardhshëm do të jetë një Shqiponjë ndryshe dhe ku besoj pa konkurrencë do të jetë e para, sepse ka hendbolliste të kalibrit të lartë, si Ibrahimi,  Malaj Bajramaj, Mehmeti etj. Kështu që do të ketë ndryshime në sistemin e punës, organizimin e lojës dhe do të jetë një ekip efikase me një hendboll modern europian dhe me një teknikë e taktikë të përsosur, me një moral sportiv të lartë, përgatitje fizike dhe psikike që do të luajë çdo herë për fitore, pa marr parasysh kundërshtarin. Tani përgatitjet janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar dhe disa ditë edhe në Shqipëri, ku punohet dy herë në ditë që do të jenë sa më mirë të përgatitura për kampionat. Ndërsa në të ardhmen shpresojmë në ditë të mira ku do të zgjidhet edhe situata financiare në mënyrën më të mirë, sepse klubi i hendbollit Shqiponja meriton të jetë vërtet si ekip profesionale në të gjitha pikëpamjet dhe çdo herë do të tregoj lojëra kolektive, atraktive me pika të forta dhe shënime që ta bëj të kënaqur edhe publikun në tërësi, do të tregojë disiplinë sportive dhe kulturë të lartë europiane, pra do të punojmë në të ardhmen, me një punë profesionale dhe në përgjithësi totale, ku çdo kush do të jetë i kënaqur. Para se gjithash është vështirë të bëhen ndryshime të mëdha, mirëpo Shqiponja i ka të gjitha cilësitë që të jetë një ndër klubet më të mirat e Kosovës dhe më larg, do të thotë do të jetë model i mirë për Kosovë dhe Europë. Prandaj, me cilësinë e Shqiponjës do të jetë liga më atraktive, që besa pritet të shtohet edhe shikueshmëria në disa ballafaqime.

Autori është drejtori i klubit të hendbollit Shqiponja nga Gjakova dhe ish-hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat