Avdulli dhe Idrizi i bashkohen Kombëtares së Kosovës U-19

Hendboll

Avdulli dhe Idrizi i bashkohen Kombëtares së Kosovës U-19

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 15:25
Pamje nga një ndeshje

Dy hendbollistë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër këto ditë kanë marrë vendim ti bashkohen Kombëtares së Kosovës për grupmoshën U-19. Rinor Avdulli i lindur në Zvicër në vitin 1998, karrierën e hendbollistit e filloi qysh nga mosha 11 - vjeçare dhe luan me sukses tani e sa vite për grupmoshat e reja të skuadrës së njohur GC Amicitia Zurich U-19. Ai paraqitet në pozitën e krahut të majtë, dhe ka një gjatësi prej 190 cm dhe Adnan Idrizi luan në pozitën e lojtarit qendror te skuadra SG Pilatus U-19 Elite, dhe ka një talent ë rrallë. Adnani është i lindur në vitin 1999 dhe i gjatë 184 cm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat