Istogu e ka mbush ‘pushkën’ si për ujk për Prishtinën!

Hendboll

Istogu e ka mbush ‘pushkën’ si për ujk për Prishtinën!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2016 Në ora: 18:07
KHF Istogu

Hendbollistet e Istogu përgatiten për sfidën kryesore të kësaj jave në kryeqytet, kundër kampiones në fuqi, Prishtina. Istogu siç thuhet në zhargonin sportiv e ka mbush ‘pushkën’ sikur për ujk për Prishtinën. Synimi i Istogut është të shënojnë fitore, që do të ishte edhe befasia më e madhe, ndërsa Prishtina ka ekip mjaft të mirë dhe është favoritë. Ndeshja do të luhet të shtunën në orën 16.00 në palestrën '1 Tetori' në Prishtinë. Në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), do të takohen: e shtunë/ Shqiponja-Vushtrria (13.30), Prishtina-Istogu (16.00), Kastrioti- Samadrexha (16.00), dhe t dielën: KEK-u-Drita (13.30) e Deçani-Vëllaznimi (14.00). Prishtina është në vend të dytë me 18 pikë, dy me tepër se i treti, Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat