Kush i pickoi çikat e Istogut?

Hendboll

Kush i pickoi çikat e Istogut?

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2016 Në ora: 15:42
Lëndimet

Hendbolli është nga sportet më të vështira dhe pickimet janë të paparashikueshme sa shumë herë lënë shenjë në trup edhe për javë të tëra! Dhe hendbollistet e Istogut pësuan lëndime mjaft të rënda trupore, duke iu referuar edhe një postimit të trajnerit të Istogut, Faruk Shala. Aty shihen shenja mjaft të dukshme në këmbë, duar e trup, foto këto që i ka postuar Shala. “Skuadra ime për momentin është ne gjendje të rendë shëndetësore, me shumë lëndime pas ndeshjes me Prishtinën megjithatë kjo është vetëm një betejë e humbur, kush do ta fitojë luftën do të dihet pastaj, shërim të shpejt çikat e mija”, shkruan Shala në facebooku. Dhe në fund, Prishtina kampione në fuqi, e kishte mundur me rezultat 40:16 Istogun, në ndeshjen e javës së shtatë të Superligës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat