Besa mendon të marrë pjesë në Seha Ligë

Hendboll

Besa mendon të marrë pjesë në Seha Ligë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2016 Në ora: 19:37
Muqolli me stafin e tij

Besa Famiglia nga Peja nuk ka konkurrencë në elitën e hendbollit në konkurrencën e meshkujve. Pejanët nga tetë ndeshje kanë po aq fitore dhe udhëheqin renditjen me 16 pikë, tri më shumë se Kastrioti në vend të dytë. Trajneri i Besës, Arben Muqolli, ankohet se kur nuk ka rival të denjë, mungon edhe motivi te lojtarët e tij. “Nuk po kemi konkurrencë. Çdo ndeshje shkojmë dhe mendojmë sa me fituar, sepse nuk jemi edhe aq të interesuar me fituar me rezultat të thellë, por mundohem me inkuadruar lojtarë të rinj që të fitojnë përvojë, për arsye se e pamë edhe në garat evropiane që kishim probleme me ndërrimin e lojtarëve. E kisha një shtatëshe të fortë por jo edhe rotacion. Në Kosovë nuk vjen në shprehje humbje asnjëherë, por duhet të shikojmë më shumë lojtarë të rinj dhe t’i bëjmë të gatshëm për vitin e ardhshëm. Besoj se pas dy viteve lojtarët e rinj do të jenë të gatshëm të bartin barrën, sepse tani vetëm lojtarët e huaj e kanë këtë përgjegjësi”, tha Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai tha se ka rënë shumë cilësia. “Cilësia ka rënë dhe po kemi problem...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat