Kastrioti i Ferizajt, ekip me renome, si mysafirë shënoi fitore me rezultat 34:31 ndaj Vushtrrisë, e cila ka qenë edhe derbi i javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.
Trajnerja Vlora Jashari rreshton fitoret me Kastriotin dhe njëherësh paralajmëron rivalet se do t’i pret pranverë e nxehtë dhe e paparashikueshme deri në pikën e fundit në luftë për titullin e kampionit. Ferijazaset treguan lojë luftarake dhe u kthyen me dy pikë nga një terren i nxehtë.
Për Kastriotin është fitorja e gjashtë rresht dhe ngjiten në vend të tretë me 12 pikë. Kryetari i KHF Kastriotit, Faton Haxhisaliu, është i kënaqur me vashat e tij që po treguajnë kualitetet, duke pasur parasysh moshën e re tw tyre.
Nga ana tjetër, Shqiponja nga Gjakova, tregoi edhe një herë se e ka përnjimend në luftë për kreun e tabelës. Ato si mysafire shënuan fitore me 31:28 kundër Istogut që ka një ekip të mirë. Kryetari i KHF Shqiponja, Skënder Alija, gjithsesi se mburret me këtë fitore, duke pasur parasysh se në shtatë javë ka po aq fitore dhe me synime që të vazhdojnë kësisoj deri në fund. Megjithatë, në javën e ardhshme e pret sfida në kryeqytet me Prishtinën, ndërsa Kastrioti do të ballafaqohet me Istogun.
Rezultatet
Drita-Prishtina 12:35
Vëllaznimi-KEK-u 33:27
Samadrexha-Deçani 40:21
Vushtrria-Kastrioti 31:34
Istogu-Shqiponja 28:31
Tabela
1. Prishtina 7 7 0 0 273:112 14
2. Shqiponja 7 7 0 0 277:148 14
3. Kastrioti 7 6 0 1 229:163 12
4. Vushtrria 7 4 0 3 210:172 8
5. Istogu 7 4 0 3 185:153 8
6. Vëllaznimi 7 3 0 4 168:188 6
7. Drita 7 2 0 5 154:237 4
8. KEK-u 7 1 0 6 164 : 244 2
9. Samadrexha 7 1 0 6 132:230 2
10. Deçani 7 0 0 7 121:2660
Në javën e tetë takohen:Prishtina-Shqiponja, Kastrioti-Istogu, Deçani-Vushtrria, KEK-u-Samadrexha dhe Drita-Vëllaznimi.