Kosova luajti mirë, por humb në Turqi

Hendboll

Kosova luajti mirë, por humb në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 19:36
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës në hendboll luajti mirë, por mbetet pa pikë në hapje të kualifikimeve të Euro 2020 në hendboll. Kosova si mysafirë mposhtet me rezultat 26:22 nga Turqia, në ndeshjen që u zhvillua në Ankara, në kuadër të grupit B. Turqit në pjesën e parë ishin më të mirë dhe avancuan edhe me pesë gola (13:8), ndërsa në periudhën e dytë djelmoshat tanë u paraqitën më mirë, por jo edhe të nxjerrin rezultat të favorshëm. Për Kosovën shënuan: Valon Dedaj 5 gola, Florim Hoxha 4, Sharr Ramadani 3, Deniz Terziqi 3, Lindit Fetahu 2, Kastriot Jupa 2, Enis Kabashi 2 dhe Luigj Quni 1. Të dielën, me 6 nëntor Kosova do të luajë në Prishtinë ndaj Turqisë (në orën 19.30).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat