Operohet talentja më e madhe shqiptare në Suedi

Hendboll

Operohet talentja më e madhe shqiptare në Suedi

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 14:42
Albana Rushiti

Anëtarja e kombëtares së Suedisë për të reja, Albana Arifi,  e cila luan për ekipin suedez “Team Eslöv” është operuar. Shqiptarja nga Kosova, ndryshe talentja më e madhe në shtetin skandinav, është operuar në këmbën e djathtë. Prindi i saj, Rushiti, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” natyrën e lëndimit të saj. “E ka ligamenti kryqëzor të lënduar, gjurin e djathtë, e ka krejt të këputen.  Prej janarit ka luajt pa ligament.  Nuk e ka bë të madhe dhe i ka duruar dhimbjet nga frika se nuk ka me u ftuar në Kampionatin Botëror në Moskë”, tregon prindi i saj për 20-vjeçaren. “Natyrisht që e ka marrë shumë vështirë këtë lëndim por është e bindur qe ka me u rikthye edhe më e fortë. Një vit është humbje e madhe por s’ka zgjedhje tjetër”, tha Rushiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat