Kosova fitoi pikë historike ndaj Turqisë

Hendboll

Kosova fitoi pikë historike ndaj Turqisë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 nëntor 2016 Në ora: 22:15
Kosova

Kombëtarja e Kosovës fitoi pikën e parë dhe historike në kualifikimet për Euro 2020 në hendboll (meshkujt). Hendbollistët tanë barazuan me rezultat 24:24 me Turqinë, në takimin që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, pa dyshim se do të mbahet mend nga përzgjedhësit e parë që fitoi pikën e parë në garat e mëdha kualifikuese. Ndeshje e fortë deri në pikën e fundit që mbajti në emocione edhe të pranishmit në tribuna.

Në pjesën e parë, turqit ishin në epërsi me 1 gol (11:12), për të vazhduar drama ne periudhën e dytë të lojës. Djelmoshat tanë luftuan me të gjtiha forcat dhe arritën deri te qëllimi, të dalin të pamposhtur, njëkohësisht të fitojnë edhe pikën e madhe në grupin B.

Hendbollisti Luigj Quni ka qenë prej më të mirëve, duke shënuar gjashtë gola, i ndihmuar edhe nga Valon Dedaj e Lindrit Fetahu me nga 4 gola, pastaj Sharr Ramadani me 3 sosh etj. Te turqit Celik dhe Ersin u shquan me nga shtatë gola dhe janë më te merituarit që importuan një pikë nga kryeqyteti i Kosovës.  Kosova me 4 janar të vitit të ardhshëm do të luajë ndeshjen e radhës, ndaj Estonisë në Prishtinë.

Kosova-Turqia     24:24 (11:12)

Qendra e Rinisë dhe Sportit, Prishtinë.

Sdhiokues: 1300.

Gjyqtarë: Lukas Frieser,  Radoslav Kavulic (Çekia). 

Shtatëshet: Kosova 5 (5), Turqia 3 (3).

Përjashtimet: Koso. 4 min. Tur 10 min.

Kosova: Gashi, Quni 6, Dedaj 4, Fetahu  4, Ramadani 3, Kabashi 2, Tahirukaj 2, Terziqi 2, Hoxha   1, Berisha, Beshiri, Gashi, Gerbeshi, Jupa, Krasniqi, Xhafolli dhe Zherka.

Turqia: Söz, Celik 7, Ersin 7, Döne 5, Zaman 3, Catkin 1, Nalbantoglu 1, Akat, Bozkurt, Buljubasic, Eröz, Göktepe, Ilkbahar, Özmusul, Kütahya, Pektas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat