KHF Shqiponja besojnë se do ta eliminojnë Maccabi-n

Hendboll

KHF Shqiponja besojnë se do ta eliminojnë Maccabi-n

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 17:53
Pamje nga një ndeshje

Klubi i vashave nga Gjakova, Shqiponja, nuk ka më shumë se 16 vjet që është themeluar, por që po befason për të mirë. Hendbollistet gjakovare shpresojnë se do të kualifikohen në mesin e 16 ekipeve më të mira në garat evropiane (Challeng Cup). KHF Shqiponja të dy ndeshjet do t’i zhvillojë në palestrën e sportit ‘Shani Nushi’, e tëra falë marrëveshjes me klubin nga Izraeli, Maccabi Arazim Ramat gan. Ndeshja e parë luhet nesër në orën 18.00, ku izraelitet janë në cilësinë e vendases, ndërsa një ditë më vonë Shqiponja po të njëjtën sallë, po të njëjtën orë, do të zhvillojë takimin e kthimit. Kur kihet parasysh se të dy takimet luhen në Gjakova, Shqiponja është si favorite, ani se izraelitet janë një ekip me pak të panjohura dhe mund të befasojnë për të mirë. Shqiponja edhe në edicionin e kaluar ka qenë në mesin e 16 ekipeve më të mira dhe shpresojnë këtë sukses ta përsërisin edhe gjatë këtij vitit. Kryetari i KHF Shqiponjës, Skënder Alija, me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pritur sa më mirë rivalen.  Ndeshja do të gjykohet nga ukrainaset Tetyana Rakytina e  Iryna Tkachuk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat