Kosova befasoi, e dyta në IHF Trophy

Hendboll

Kosova befasoi, e dyta në IHF Trophy

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 16:31
Kosova

Kombëtarja e Kosovës U-20 në konkurrencën e meshkujve qe po merr pjesë në turneun IHF Trophy - Europe humbi sot takimin final përball seleksionit gjegjës të Moldavisë me rezultat 30:28 (16:11) pas një ballafaqimi të fort dhe shumë interesant. Djelmoshat tanë takimit i hyn me shumë vetëbesim dhe qasje se duhet vetëm fitorja duke pasur si bazë se para 5 dite luajtën baras  27:27 dhe kundërshtari barazoi në minutën e fundit. Por sot nga dëshira e madhe për fitore patën shumë dështime ne pjesën e parë sidomos nga lojtarët bartës të lojës, dhe Moldavia diti ti "dënon" , pjesa e parë përfundoi me rezultat 16:11.

Në pjesën e dytë edhe përkundër angazhimit  maksimal, nuk ja dolën që diferencën prej 5 golave të anulojnë.

Sidoqoftë djelmoshat duhet përgëzuar për lojën e treguar e në veçanti angazhimin, mirëpo kështu e ka sporti, por duhet pranuar se edhe kundërshtari pati skuadër shumë cilësore.

Pas ndeshjes ne ceremoninë e rastit u ndan medaljet dhe Kupat, djelmoshat kosovar u stolisën me medalje te argjendit dhe Kupën për. Endin e dytë.

Luigj Quni i Kombëtares sonë u shpall lojtari më i mirë në pozitën e lojtarit të vijës (pivot) sikur edhe Drenit Tahirukaj ne pozitën e krahut të djathtë duke qenë pjesë e përbërjes së 7-shit më të mirë të turneut IHF Trophy -Europe që u mbajte nga data 8-13 nëntor në Kutaisi të Gjeorgjisë. Kuptohet të gjithë kanë pritur ndoshta Kosova te jetë fituese e Turneut që nuk do të ishte pa meritë, prandaj duhet falënderuar ata për lojërat e treguara, angazhimin dhe sidomos sjelljet sportive, për çka merita ka kryetrajneri Fatmir Muhaxheri dhe  përzgjedhësi Taip Ramadani por edhe fizioterapeuti Ilir Konjusha i cili u përkujdes për shëndetin e tyre, kurse tani mbetet qe puna te vazhdohet edhe ma shumë intensitet duke ditur që ne fillim te muajit janar 2017 i presin kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat