Ky është rivali evropian për gjakovaret

Hendboll

Ky është rivali evropian për gjakovaret

Nga: K.Goca Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 12:20
Lojtaret çeke

Short i vështirë për klubin e hendbollit Shqiponja nga Gjakova. Gjakovaret që eliminuan izraelitet, Maccabi Arazim Ramat gan, tani do të ballafaqohen me çeket e DHC Sokol Poruba. Kryetari i klubit, Skënder Alija, ka kohë të mjaftueshme për të menduar edhe për përforcime, sepse ndeshjet e para do të zhvillohen me 4-5 shkurt dhe pas një jave ajo e kthimit. Sfida e parë luhet në Çeki, ndërsa ajo e kthimit në Gjakovë. Shqiponja ka disa lojtare të mira, por me disa përforcime mund të jetë një rivale e denjë, megjithëse do të kenë tepër vështirë me çeket.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat