Beqiri, sfida të vështira në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Hendboll

Beqiri, sfida të vështira në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 13:57
Florent Beqiri

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, tha se grupi është tepër i fortë, por shpreson se do të dalin sa më mirë në përballje me kundërshtaret. “Te tri përfaqësueset janë shumë të forta. Bjellorusia është shkollë e Rusisë, ndërsa Turqia ka  përparuar shumë, derisa zviceranet janë të njohura me hendboll të shpejt dhe kualitet. Se çfarë presim? Për ne ka me qenë një sfidë serioze, kur e kemi parasysh kualitetin që kanë kundërshtaret. Është hera e parë që na bashkohen tri lojtare nga jashtë: Leonora Demaj, Fitore Aliu si dhe Mirela Gjikokaj”, tha Beqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.  A mendoni se keni zgjedhur më të mirët? “Na ka mbetur që për pesë ditë të përgatitemi dhe të paraqitemi sa më mirë. mendoj se ka përzgjedhur më të mirat, lojtarët më në formë, tha Beqiri. Megjithatë, tri sfida janë tepër të vështira, por edhe një përvojë e mirë për hendbollistet tona në rrafshin ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat