Zherka me keqardhjen e njofton kryetarin për vendimin e tij

Hendboll

Zherka me keqardhjen e njofton kryetarin për vendimin e tij

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 12:48
Verim Zherka

Ish-hendbollisti i mirënjohur, Verim Zherka, tërhiqet nga posti i trajnerit të klubit me renome Kastriotit nga Ferizaj. Ai e ka drejtuar anijes ferizajas gjatë stinorit vjeshtor, duke e lënë në vend të  dytë me 15 pikë ose me shtatë fitore e një barazim dhe dy humbje. Ndërkaq, me Kastriotin është eliminuar nga garat evropiane përkatësisht në rrethin e tretë të Challenge Cup në hendboll (meshkujt), raporton ‘Bota sot’.. “I nderuar Kryetar i KH Kastriotit z. Gëzim Kokollari, duke ju falënderuar për respektin, bashkëpunimin dhe mbështetje të shkëlqyeshme që kemi pasur deri me tani, por normalisht edhe duke u bazuar në arsyet e mia personale me keqardhje ju informoj për paraqitjen e dorëheqjes time nga posti i kryetrajnerit të KH Kastriotit.
Arsyet e dorëheqjes time thjesht janë nga pakënaqësia ime me rezultatet e arritura te klubit si në Kampionatin e Kosovës po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare (Challenge Cup). Dëshiroj të falënderohem edhe të gjithë lojtarët për bashkëpunimin dhe respektin që patën ndaj meje dhe njëkohësisht i dëshirojë suksese klubit në të ardhmen”, shkruan Zherka në letrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat