Kosova e përfundoi aventurën botërore me humbje

Hendboll

Kosova e përfundoi aventurën botërore me humbje

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 13:44
Kombëtarja e Kosovës

Hendbollistet e Kosovës nuk arritën asnjë pikë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2017, që u mbajt për tri ditë rresht në Minski të Bjellorusisë. Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje të thellë me rezultat 31:13 nga Bjellorusia. Kjo ishte humbja e tretë rresht dhe e përfunduan aventurën në vend të fundit (i katërti) me 0 pikë ose me goldallim 51:103. Përzgjedhësi i kombëtares sonë, Florent Beqiri, edhe para nisjes në Minski kishte deklaruar se do të jetë vështirë duke e pasur parasysh edhe grupin 2 që ishte tepër i fortë.  Bjellorusia zuri vendin e parë me 6 pikë, duke lënë pas Turqinë 4, Zvicrën 2 dhe Kosovën me 0 pikë.

Grupi 2

Turqia-Zvicra   29:24

Kosova-Bjellorusia  13:31

 

Tabela

1. Bjellorusia   3       3       0       0       6 

2. Turqia  3       2       0       1       4 

3. Zvicra   3       1       0       2       2  

4. Kosova 3       0       0       3       0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat