Muhaxheri: Këtë vit liga është më e fortë

Hendboll

Muhaxheri: Këtë vit liga është më e fortë

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:22
Lirie Muhaxheri e Vlora Jashari

Edicioni i sivjetshëm në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat), vlerësohet se ka qenë më i mirë dhe me rivalitet më të madh, pasi që disa skuadra janë në valle për titullin e kampionit. Ish-hendbollistja e kombëtares së Kosovës, Lirije Muhaxheri,  trajnere e Kastriotit nga Ferizaj, njëherësh e kombëtares së Kosovës për U-19, mendon se gjërat po shkojnë më mirë në krahasim para 9 vjetësh. “Mendoj se nga viti 2007 këtë vit ka qenë më mirë. Edicioni është më i interesant dhe ekipet janë më të baraspeshuara në forca njëra me tjetrën.  Pesë ekipe janë të barabarta në ligë, kjo nënkupton edhe rritje paksa të nivelit”, tha Muhaxheri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat