Problemin më të madh e ka Arben Muqolli...

Hendboll

Problemin më të madh e ka Arben Muqolli...

Nga: Enis Kastrati Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 10:53
Enis Kastrati

Debate

Besa Famiglia nga Peja është shkëputur në krye, ndërsa tri skuadra janë me pikë të njëjta (19) në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt), Kastrioti i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës e Drita nga Gjilani, dhe Prishtina ka 17 pikë, të cilat llogariten se do të luftojnë fyt për fyti për vend të dytë.  Nëse i hedhim një sy fortë e mirë renditjes së klasifikimit, po mos të ishte Besa do të ishte një kampionat interesant, mirëpo edhe pse disa ekipe janë të përafërta, cilësia ka rënë shumë. Është viti i tretë që Besa lë që nuk ka konkurrencë, por as humbje dhe ky është treguesi më i mirë se çdo vit në vend se të kemi përmirësime, fatkeqësisht kemi ulje të cilësisë. Megjithatë, po shpresojmë se me kalimin e viteve do të rritet cilësia dhe do të ketë një rival të fortë edhe Besa në luftë për titullin e kampionit, sepse do të shtohet edhe me tepër motivi për angazhim te pejanët. Sepse hendbollistët e Besës e kanë problemin se nuk kanë konkurrencë dhe vetëm mendojnë se me sa diferencë ta fitojnë një ndeshje kampionale, se jo të mendojnë se mund ta humbasin ose edhe të rrezikohen me ndonjë barazim.  Rivaliteti duhet të jetë më i madh nga vendi i dytë e deri te pesti, sepse do të bënte ligën më atraktive. Dikush mund të thotë se ky rivalitet mund ta rrisë shikueshmërinë, por jo, për arsye se niveli nuk është që e kënaq syrin e shikuesit. Sepse këto ekipe nuk kanë ndonjë cilësi që mund të ndalesh e të mendosh të shkosh e ta përcjellësh ndonjë nga ndeshjet e tyre.  Është mirë që cilësia është e përafërt dhe nëse investohet më shumë, mund ta rrisin nivelin dhe për çka e shtojnë edhe rivalitetin. Për shikuesit nuk është atraktiv kampionatit kur fillimisht dihet se cila...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat