Nuk ka komunikim mes lojtarëve...

Hendboll

Nuk ka komunikim mes lojtarëve...

Nga: Enis Kastrati Më: 6 janar 2017 Në ora: 17:49
Enis Kastrati

Debate

Humbja në Gjakovë zhgënjeu të gjithë. Dashamirët e hendbollit priten më shumë nga kombëtarja e Kosovës, por pësuan me rezultat të thellë 31:17 nga Estonia, në ndeshjen e xhiros së tretë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 (meshkujt). Personalisht kisha pritur më shumë dhe nuk e kisha menduar se me çdo kusht do të fitojmë, mirëpo ajo çka kam pritur la qenë angazhimi maksimal si dhe të tregohet një lojë e mirë, gjë që mungojë dhe si pasojë e mos angazhimit dhe gabimeve të shumta e kemi edhe at rezultat që e kemi. A ka ndikuar pushimi nëpër klube? Nuk ka aspak rendësi kjo, sepse jemi mësuar nga ata që kanë qenë më herët, si selektor apo edhe instanca tjera, që për çdo dështim fajet ia kanë hedhur klubeve. E kanë krye aktivitetin nga gjysma e dhjetorit dhe pse atëherë Federata edhe selektori si ka grumbulluar lojtarët  menjëherë, që ditën pas lojës me Turqinë të dalin e të rrahin gjoks se paskemi marrë pikë historike. E kemi bërë atë e këtë, duhet edhe tash me dalë e me marrë përgjegjësi. Takimi i radhës luhet të dielën e 8 janarit, dhe me Estoninë, sigurisht se mund të dalim edhe me keq. Nuk shoh elemente që mundet me ndryshuar diçka dhe me të vërtet loja e së mërkurës ka qenë për të ardhur keq. Na mungojnë shumë gjëra dhe e para, një kombëtare nuk komponohet me 6 ditë stërvitje. Ata duhet me pasur parasysh secili, si federata si selektori se është dashtë mu harruar pika e fituar me Turqinë, sepse duhet të...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat