Kombëtarja e Kosovës bllokohet në Estoni, shkak Stambolli

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës bllokohet në Estoni, shkak Stambolli

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2017 Në ora: 21:58
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, është bllokuar në Tallinn të Estonisë.

Arsyeja kryesore është shkaku i borës së dendur nuk kanë mundur nga Tallinni të udhëtojnë për në Stamboll-Prishtinë. “Kemi mbetur në Tallinn, shkaku i kohës së keqe. Reshjet e borës kanë pamundësuar që të udhëtojmë drejt Stambollit.

Ne jemi në Tallinn të Estonisë, por kemi pas me udhëtuar Tallinn - Stamboll- Prishtinë. Tash shkaku i Stambollit kemi mbetur të bllokuar dhe nuk e dimë për sa kohë do të qëndrojmë aty”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Gëzim Kokollari, i cili është shef i delegacionit të kombëtares së Kosovës, e cila të dielën në mbrëmje pësoi me rezultat 27:23 nga Estonia, në ndeshjen e xhiros së katërt të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat