Kombëtarja e Kosovës e ngujuar në Estoni, ka një rrezik tjetër...

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës e ngujuar në Estoni, ka një rrezik tjetër...

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2017 Në ora: 12:15
Pamje nga një ndeshje

Shefi i delegacionit të kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkuj), Gëzim Kokollari, pak minuta më parë deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se ende vazhdojnë të janë të ngujuar në Tallinn të Estonisë dhe paraqitet edhe një rrezik tjetër dhe mund të iu shkaktojë kokëçarje. Problemi është se sot iu skadon afati i vizave për qëndrim në Estoni, ndërsa udhëtimi është ende problem për shkak të motit të keq në Stamboll. “Jemi duke pritur komplet ekipi dhe rreziku kryesor është që lojtarët kanë viza vetëm edhe sot, kështu që nëse nuk dalim sot nga shengeni mbetemi pa viza. Mbesim pa viza dhe pastaj mund të na shkaktojnë probleme autoritetet estoneze”, tha Kokollari. Kombëtarja e Kosovës të dielën në mbrëmje u takua me Estoninë dhe humbën me rezultat 27:23, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat