Ja çfarë po bëjnë sportistët tanë të bllokuar në Estoni

Hendboll

Ja çfarë po bëjnë sportistët tanë të bllokuar në Estoni

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2017 Në ora: 13:15
Disa nga hendbollistë e trajnerë të kombëtares së Kosovës në Tallinn

Burimet brenda kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt) bëjnë me dije se nga dita e djeshme janë të bllokuar në aeroportin e Tallinnit në Estoni. Ata nuk dinë çfarë të bëjnë, shëtisin nëpër aeroport, për ta humbur kohën dhe fatmirësisht mbrëmë kanë fjetur në hotel. ‘Ushqimi është i mirë, kemi fjetur në hotel mbrëmë në kushte shumë të mira. Sot jemi ende këtu dhe jemi të stresuar, sepse ende nuk mund të nisemi drejt Stambollit, pasi është koha e keqe në këtë vend”, thotë një burim nga atje për gazetën kombëtare “Bota sot”. Është dërguar edhe një fotografi nga Tallinni, ku shihen hendbollistët dhe trajnerët në pritje të nisjes për Stamboll-Prishtinë. Ai që ka dërguar foton për gazetën kombëtare “Bota sot” nuk do që t’i përmendet emri, por tregon se në çfarë gjendje janë. Disa po flenë, disa po kujtohen, por ka edhe me disponim.  Fotografia u dërgua para pak minutave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat