KH Kastriotët apo Kastrioti në vitin 1991, ja dëshmitë që tregojnë të vërtetën

Hendboll

KH Kastriotët apo Kastrioti në vitin 1991, ja dëshmitë që tregojnë të vërtetën

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 12:04
Dëshmitë

Disa thonë vetëm një ndeshje e kanë bartur emrin KH Kastriotët dhe pastaj janë shndërruar në KH Kastrioti! Mirëpo, dëshmitë që i kemi gjetur e thonë të kundërtën, pra gjithnjë duke iu referuar protokolleve të ndeshjeve të asaj kohe që janë në arkiv të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Aty në protokoll gjërat janë të qarta, se (klubi me renome Kastrioti që tani e 26 vite e ka këtë emër) fillimisht apo gjatë vjeshtës së vitit 1991, kohën kur u pavarësuan nga ai serbosllav e mbanin emrin KH Kastriotët (ish Borci), por në pranverën e vitit 1992 janë emërtuar KH Kastrioti, kjo është e vërteta sipas dëshmive.  

Sepse ka shumë paqartësi, disa thonë vetëm një ndeshje, por ndryshe qëndron puna me emrin e këtij ekipit që ka bartur KH Kastriotët për gjatë vjeshtës së vitit 1991.  Si fakt janë protokollet e asaj kohe, ku me 13 tetor Kastriotët e mposhtën me 16:15 Kosovën e Vushtrrisë, pastaj  edhe Vjosën e Shtimes me 16:11, me 27 tetor të vitit 1991 përkatësisht me 27 tetor u mposhtën nga Trepça me rezultat 19:21.  Këtë punë më së miri e di edhe vetë përfaqësuesi i asaj kohe në klub,  Muhamet Kilaj, njeriu që sakrifikojë shumë dhe i ka të gjitha dhe që mund të flas pa asnjë dilemë për historinë e asaj periudhe. Madje janë edhe rezultatet e 12 tetorit të vitit 1991, që janë shkruar me dorë nga i ndjeri Skënder Rogova, që at periudhë ka qenë sekretar teknik i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Çdo koment është i tepërt, kur faktet flasin vetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat