Shqiponja shpreson të kthehet e pamposhtur nga Çekia

Hendboll

Shqiponja shpreson të kthehet e pamposhtur nga Çekia

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 17:32
Lojtaret e KH Shqiponja

Shqiponja nga Gjakova nuk ka udhëtuar me flamur të bardhë për në Ostrava të Çekisë, por kërkon të kthehet e pamposhtur në përballje me klubin “Sokol Poruba”. Për gjakovaret edhe humbja minimale është sukses, sepse pas një jave do të luhet ndeshja e kthimit, në kuadër të të tetës së finales së Challenge Cup në hendboll në konkurrencën femrave. Skuadra çeke ka përparësinë e fushës, por edhe kualitetin ndaj gjakovareve. Sfida do të luhet nesër në orën 18.00 e cila drejtohet nga gjyqtarët turq: Hatipoglu e Simsek. Faktikisht Shqiponja është e vetmja ekipi nga Kosova në garat evropiane, e cila për të arritur deri këtu ka eliminuar ekipin nga Izraeli, Maccabi Arazim Ramat gan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat