Motër e vëlla, talentet shqiptarë në Danimarkë

Hendboll

Motër e vëlla, talentet shqiptarë në Danimarkë

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 21:37
Njoma dhe Shaban Zogaj

Federatën e Hendbollit të Kosovës e vizituan dy shpresa të reja të hendbollit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Fjala është për talentët nga Danimarka motër dhe vëlla Njoma dhe Shaban Zogaj me prejardhje nga Lladrovci i Malishevës.

Njoma e cila me talentin e vetë ka rënë në sy edhe të ekspertëve danez luan në pozitën e bekut të majtë por edhe te lojtares qendrore me gjatësi prej 173 cm e lindur në vitin 2000, do të jetë me siguri shtyllë e kombëtares U17 në garat e Kampionatit Evropian 2017 Divizioni B që mbahet në fillim te muajit gusht në Maqedoni. Njoma me sukses luan ne skuadrën elitë për grupmosha të reja Aalborg për kadete.

Ndërsa i vëllai Shabani i cili qysh tani ka gjatësin prej 190 cm dhe i cili shquhet me gjuajtje te fortë është i lindur ne vitin 2002, dhe ka paraqitje te skuadra për Novling në pozitën e bekut të majtë ku shquhet si "bombardues" i vërtetë.

Në FHK këta talent u pritën ngrohtësisht duke i inkurajuar këta të rinj të përcaktohen për Kombëtarën e Kosovës për t’u paraqitur në garat ndërkombëtare për çka i falënderuan edhe prindërit e tyre për këtë vizitë surprizë dhe shumë domethënëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat