Kabashi i përmalluar për ish-presidentin...

Hendboll

Kabashi i përmalluar për ish-presidentin...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 12:44
Mujka, Kabashi e Devaja

Taib Kabashi nuk e harron mikun e vjetër, e nderon sa herë të takon dhe i kujtohen edhe suksese që kishte arritur në rrafshin ndërkombëtar Mexhit Devaja, ish-presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Devaja ishte presidenti i parë nga sportet kolektive që e futi FHK-në në arenën ndërkombëtare pikërisht me 18 dhjetor të vitit 2004, në Kongresin e EHF-it që u mbajt në qytetin e Budapestit. Prandaj, Devaja është në historinë e hendbollit të pavarur të Republikës së Kosovës. Dhe, Kabashi, kryetrajner i Trepçës nga Mitrovica, u takua me Devajën dhe vërtet ka pasur një përmallim të pakufishëm, duke kujtuar kohën e mrekullive që bëri Devaja që vështirë ishte të arrihet në atëkohë kur Serbia propagandonte me të gjitha mjetet e saja kundër shtetit të Kosovës. “Kontributdhënësit e hendbollit të Kosovës Mexhit Devaja ish-presidenti i FHK-së, Taib Kabashi ish-selektori i përfaqësueses të Kosovës, Faruk Mujka ish anëtar i Bordit të FHK-së”, shkruan Kabashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat