Sahiti: Dëgjoja fjalë të ndryshme, por me doli e kundërta

Hendboll

Sahiti: Dëgjoja fjalë të ndryshme, por me doli e kundërta

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2017 Në ora: 19:22
Sahiti në aksion

Para fillimit të stinorit pranveror në elitën e hendbollit të Kosovës në konkurrencën e meshkujve, disa njohës parashikuan se skuadra me renome Kastrioti i Ferizajt po shkatërrohet dhe nuk ka forcë për t’u përballur me rivalët e pjesës së epërme, për faktin se kishte mbetur pothuajse pa garniturën standarde të hendbollistëve, të cilët kishin shkuar në klube tjera. Klubi flitet se është në gjendje shumë të rëndë dhe shtrohej pyetja: A mund të tubojnë lojtarë për t’i vazhduar garat. Kur disa kanë pritur shembjen e ekipit me renome, ndodhi e kundërta, në dy ndeshjet e para Kastrioti triumfoi ndaj skuadrave të forta. Në sfidën e parë, në Ferizaj e mposhti Prishtinën me rezultat 25:23, ndërsa në Gjakovë Vëllaznimin me rezultat 37:29. Dy fitore rresht, duke heshtur të gjithë ata që parashikuan edhe me të keqen, shkapërderdhjen në tërësi të ekipit! Hendbollisti me përvojë i Kastriotit, Granit Sahiti, tha se po  bëjnë punën e tyre, po shënojnë rezultate të mira dhe synojnë të vazhdojnë me fitore. “Nuk e di pse është bërë kjo përshtypje tek publiku, është e vërtet që pas disa largimeve të lojtarëve që vitin e kaluar kanë pasur barrën...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat