Haxhisalihu i kundërpërgjigjet Sarës për pagat!

Hendboll

Haxhisalihu i kundërpërgjigjet Sarës për pagat!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2017 Në ora: 16:30
Faton Haxhisalihu

Hendbollistja Sara Misini e ka akuzuar kryetarin e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femra), Faton Haxhisalihu, se nuk ia ka japë dy paga dhe nuk i ka kryer edhe shpenzimet e mjekimit kur ishte lënduar. Megjithatë, Haxhisalihu mohon akuzat e saj dhe as që shqetësohet për gjë të tillë, duke thënë se ka qenë korrekt dhe në bazë të asaj që u marrë vesh me lojtaret kur ka ardhur në krye të klubit. “Për paga nuk qëndron dhe nuk janë dy paga. Te mjekimi? Lëndimet e tyre, mos stërvitjet, mospërgjegjësia ndaj klubit, mos sjellja korrekte e saj ndaj referëve, kemi marrë gjoba.  Vendimi i referit është edhe vendim që nuk guxon me u kundërshtuar nga lojtaret, sepse është si fundi i botës. Qëllimet e mija kanë qenë që të jetë një klub me edukatë sportive, nuk me ka interesuar vendi i parë, as i dytë, as i tretë, por do të isha i kënaqur me pozitën e pestë.  Por jemi në vend të tretë dhe si kryesi jemi të kënaqur, kështu që secilës lojtare i jemi mirënjohëse dhe falënderues. Andaj akuzat e Sara Misinit nuk qëndrojnë”, tha Haxhisalihu. Sipas tij, Sara është manipuluar.

“Sara është e manipuluar nga të tjerët se vetëm aty e kanë gjetur një pikë të dobët. Unë drejtpërdrejtë nuk kam qenë i kënaqur në bazë të sjelljeve të saja. Mund t’i pyesin gjithë lojtaret, korrektësia dhe premtimet e mia, a janë ato fjalë që i kemi dhënë përpos Sara Misinit. Bisedova me Aida Stagovën, kapitenen dhe ndihmëstrajneren Lirije Muhaxheri, në lidhje me këtë çështje. I kam thirr në telefon, sepse kjo akuzë që më është bërë nuk me shqetëson, kur dihet e vërteta. Megjithatë e ftojë Sarën që t’i vazhdojë ushtrimet, sepse sa nuk isha unë në klub ajo ka qenë rezervë, me ardhjen time  Sara luajti standard, sepse prioritet e kisha t’i jepja hapësirë vendoreve. Sara Misini nuk i ka marrë pagat për shkak mos ardhjes në ushtrime dhe sjelljet josportive ndaj referëve, iu është ndalë një pagë e gjysmë nga vendimet e kryesisë se klubit”, thotë Haxhisalihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat