Besa beson se do të fitojë edhe në Ferizaj

Hendboll

Besa beson se do të fitojë edhe në Ferizaj

Nga: K. Goca Më: 24 mars 2017 Në ora: 16:43
KH Besa

Besa Famiglia nga Peja është e bindur se do të triumfojë edhe në Ferizaj, kundër rivalit të vjetër Kastriotit, ndeshje e cila zhvillohet të dielën në orën 18.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton”. Pejanët konsiderojnë se kanë ekipin shumë më të mirë dhe besojnë se do të shënojnë edhe fitoren e 21-të.

Java e 21-të, të shtunën takohen: Drita - Prishtina (18.00), Trepça-Vëllaznimi (19.00)  dhe të dielën: Kastrioti-Besa Famiglia (18.00). Te femrat do të zhvillohet java e 13-të dhe nuk veçohet ndonjë ndeshje interesante. Të shtunën do të takohen: Drita-Kastrioti (14.00), Samadrexha-Istogu (15.00), KEK-u-Deçani (?) dhe të dielën: Vushtrria-Prishtina (16.00). Prishtina ka 12 fitore, synon edhe të 13-tën radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat