Vushtrria dikur vlonte nga tifozeria në hendboll, ka pasur tifozë që kishin humbur vetëdijen...

Hendboll

Vushtrria dikur vlonte nga tifozeria në hendboll, ka pasur tifozë që kishin humbur vetëdijen...

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2017 Në ora: 12:42
Foto e vitit 2006

Jo më larg se dhjetë vjet, të gjithë ia kishin lakmi për ta ndjekur derbin e femrave në hendboll, Kosova e Vushtrrisë dhe Vicianet. Ishte më shumë se derbi, kishin inate të mëdha këto ekipe kur luani mes vete, sepse Kosova ishte klub nga qyteti dhe Vicianet nga Lumkuqi (ish-Samadrexha. Palestra në Vushtrri vlonte nga tifozeria e zjarrtë sidomos ‘Forca’. Derbi mes këtyre skuadrave, në vitin 2005/2006, por edhe disa vjet më vonë, shumë ka ndodhur nuk kishte vend palestra për t’i zënë të gjithl shikuesit. Ka pasur edhe tifozë që nga gëzimi kanë humbur vetëdijen. Bile kur Kosova e Vushtrrisë që kishte për kryetrajner Tefik Mikushnicën, i kishte mundur Vicianet dhe ishin shpallur kampione. Vetë ishin dëshmitarë i asaj ndeshjes kur pash dy apo tre tifozë që kishin humbur vetëdijen nga gëzimi i madh, mbeten të shtrirë në fushë, duke iu dhënë ndihmë atyre ata që ishin me afër. Sepse gëzimi ishte i çmendur, ngase kishin mposhtur rivalen e përbetuar që nuk donin ta shihni me sy.

Dhe, Vushtrria një kohë, pas luftës, pra periudhën e viteve 2005-2008, ka qenë kryeqytet për hendboll sidomos te femrat, sepse me shikueshmëri ka qenë rekord dhe që i bënte të lumtur edhe Federatën e Hendbollit. Na ishte një herë ajo atmosferë drithëruese, por shpresojmë se shpejti të kthehet. Bile pa dashur të hyjmë me emra, ka qenë një periudhë (2005-06) kur ishin rrahur mes vete hendbollistet e Vicianeve me ato të Kosovës, sidomos në ndeshjen që ishte luajtur në Mitrovicë. Ky është treguesi më i mirë sa ishte inati i madh mes tyre kur luanin përballë njëra-tjetrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat