Trajnerja e Kosovës përfundon në spitalin e Francës

Hendboll

Trajnerja e Kosovës përfundon në spitalin e Francës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2017 Në ora: 11:01
Vlora Jashari në spital

Pas shumë hamendjeve iu fut operimit në njërën nga spitalet e Lyonit në Francë. Është fjala për Vlora Jasharin, trajneren e hendbollit,  ish-hendbollisten e kombëtares së Kosovës dhe e disa klubeve në vendin tonë.  Ajo  aktualisht është trajnere e Kastriotit nga Ferizaj dhe së fundi e angazhuar edhe si ndihmëstrajnere në kombëtaren e Kosovës për femra.

Sipas saj, operimi ka përfunduar me sukses. Ajo një periudhë vuante nga një lëndim apo i ashtuquajtur pengesë në krahun e djathtë dhe ishte e detyruar që t’i futet operimit. Sipas postimit të saj në facebook, ku shkruan: “Operimi përfundojë me sukses”.

Vlora ka qenë prej hendbollisteve më të mira që ka pasur vendin ynë e cila ende ka në kujtesën e saj takimin në garat evropiane kundër Bayer Leverkusenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat