A është kampionati më i dobët?

Hendboll

A është kampionati më i dobët?

Nga: Enis Kastrati Më: 14 prill 2017 Në ora: 19:07
Enis Kastrati

Debate

Kishim shpresuar se do të jetë kampionati paksa më i mirë i hendbollit qoftë të meshkujt qoftë të femrat, me rritje të nivelit të lojës, por fatkeqësisht ka qenë më i dobëti i pasluftës. Gjërat nuk shkojnë me vite e vite ashtu si duam dhe nuk e dimë askush se kur do të këndellem e ta kthejmë edhe shikueshmërinë, që dikur krenoheshim me ta. Është krizë e thellë, kjo po reflektohet çdo javë, sepse ekipet mezi po organizohen për t’i vazhduar garat deri në fund. Dallimi në cilësi është shumë i madh në mes liderit dhe njëherësh kampionit në fuqi Besa Famiglia me ekipet që janë pas saj.  Dominimi i Besës nuk e kënaq as vetë klubin pejan, sepse kur nuk ka rivalitet nuk ka as cilësi dhe siç e ka deklaruar disa herë trajneri i saj, Arben Muqolli, se në mungesë rivaliteti ka bërë monotone kampionatin. Edhe unë kur kam qenë si lojtar, po edhe tash lojtarët që janë, problem kryesor e kanë si të motivohen për lojë. Me ekipet e dobëta motivi mungon, aty edhe cilësia bie. Liga është më dhjetë ekipe, por edhe të ishte më pak ekipe, e njëjta këngë.  Nuk çon peshë edhe po të ishte më e shkurtër liga, përsëri problemet e njëjta, klubet janë në krizë të thellë financiare. Liga më ekipe më pak do të ishte më e mirë sa i përket shpenzimeve, sepse do të ishin më të vogla ato. Klubet duhet të shikojnë të gjejnë mjete që të jenë më të qetë në kampionat...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat