Leunita la Suedinë për Kosovën!

Hendboll

Leunita la Suedinë për Kosovën!

Më: 18 prill 2017 Në ora: 12:36
Leunita

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave në hendboll në muajin qershor dhe gusht e presin dy sfida të mëdha në garat evropiane.

Fillimisht në muajin qershor  nga data 9-11 do të ballafaqohet me Izraelin dhe Gjeorgjinë në kuadër te fazës  së parë të kualifikimeve për EURO 2018. Prandaj për t’u paraqitur ma denjësisht, duke pasur parasysh edhe mungesën e portieres së lënduar Njomza Kelmendi, pozita e portieres ishte vend akut, që fatmirësisht u plotësua me angazhimin e talentes së madhe nga Suedia Leunita Gashi, vashës 17-të vjeçare e cila me sukses mbron ne skuadrën elite te Suedisë LUGI.

Leunita është e gjatë 173 cm, dhe shquhet për mbrojtje te forta sidomos nga pozita anësore ku është thuaja se e pamposhtur.

Sot ne lokalet e FHK-së, Leunita edhe zyrtarisht nga sot është pjesë përbërëse e Përfaqësueses se Kosovës, për çka edhe nga zyrtarët e FHK-së u prit me respekt të veçant.

Duhet theksuar se Leunita do te jetë pjesëmarrëse edhe e EURO 2017 për grupmoshën U17 ne kuadër re Divizionit B qe zhvillohet nga data 28 korrik deri më 7 gusht 2017 ne Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat