Bukuroshet e Kosovës, ndanë drejtësinë në Evropë

Hendboll

Bukuroshet e Kosovës, ndanë drejtësinë në Evropë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 12:57
Krasniqi e Menxhiqi

Gjatë fundjavës së kaluar në Pragë të Çekisë u organizua turneu i madh i hendbollit "Praga Open" (13-18 prill) për grupmosha te reja në të cilën Kosovën e prezantuan dy gjyqtare te reja, fjala është për Arlinda Krasniqin nga Gjakova dhe Shkurta Menxhiqin nga Obiliqi, gjyqtare këto te cilat gjenden në listën e Federatës Evropiane të Hendbollit në kategorinë  "Young referee" .

Dyshja e gjyqtareve Krasniqi - Menxhiqi gjatë turneut katër ditor me sukses drejtuan afro 20 ndeshje duke treguar përfomancë solide, duke pasur parasysh se kjo ishte gara e parë e tyre ndërkombëtare, dhe në të ardhmen nëse vazhdojnë të punojnë mund të rrisin kapacitetet e tyre ne nivel edhe me të lartë duke fituar thirrjen e gjyqtares së EHF-it por edhe IHF-it.

Dyshja Krasniqi - Menxhiqi janë gjyqtaret e para nga Kosova ne konkurrencën e femrave qe drejtuan një turne ndërkombëtar dhe te nominuar nga EHF-zyrtarisht.

Tjetra e veçantë nga turne është se dy anëtare të kombëtares së Kosovës të grupmoshës U17, motrat nga Danimarka Rina dhe Sara Rexhepi me sukses u paraqitën ne radhët e skuadrës daneze Skanderborg, dhe ishin pjesë e finales së madhe duke ngadhënjyer ndaj rivalit Gyor të Hungarisë, me ç’rast shqiptaret ishin te shkëlqyeshme në paraqitjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat