Parduzi beson në fitore kundër Kastriotit

Hendboll

Parduzi beson në fitore kundër Kastriotit

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2017 Në ora: 14:40
Parduzi gjatë një këshille

Trajneri i Prishtinës, Arben Parduzi, është optimist se sot (17.00) do të kualifikohen në finalen e madhe. Ai beson se do ta mundin Kastriotin e Ferizajt, në takimin që luhet në kryeqytet përkatësisht në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit.  “Gjatë tërë javës kemi punuar për ndeshjen e sotme, kundër Kastriotit. Ne besojmë që do të kualifikohemi, duke e pasur parasysh që në ndeshjet që i kemi zhvilluar në këtë sezon kundër Kastriotit, kemi pasur rezultate pozitive.

Besojmë se edhe në këtë përballje do të arrijmë rezultat pozitiv”, thotë Parduzi. Sipas tij, Prishtina është më e mirë në çdo pozitë ndaj ferizajasve: “Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshje. KH Prishtina është në çdo pozitë më e mirë se ekipi i Kastriotit, kjo na jep përparësi kundër ekipit të Kastriotit. Ekipi ynë dallohet me mbrojtje më të fortë dhe sulmet e organizuara janë përparësitë tona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat