Istogu kërkon falje, por tregojnë se kush i ndali tifozët që të hyjnë në palestër

Hendboll

Istogu kërkon falje, por tregojnë se kush i ndali tifozët që të hyjnë në palestër

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2017 Në ora: 12:19
KHF Istogu

Klubi i hendbollit Istogu kërkon falje për humbjen në kryeqytet me rezultat 32:25 nga kampionia në fuqi, Prishtina, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës. Istogu e kishte epërsinë me katër gola (10:14) në 30 minutat e parë, por në pjesën e dytë u rrënua gjithçka nga vendaset. Trajneri i Istogut, Faruk Shala ka kërkuar falje, por edhe në anën tjetër godet Prishtinën. “Në emër të udhëheqësis së klubit vajzave, dhe në emër tim personal ju kërkoj falje të gjithë tifozëve që kanë udhëtuar ditën e djeshme në Prishtinë për ta përciellur ndeshjen Prishtina-Istogu të cilët nuk janë lejuar të futen në palestër nga persona të skuadrës kundërshtare për neve të panjohur, ne si klub s’kemi pasur informacion nga ana e skuadrës kundërshtare që hyrja ne palestër është me bileta e as qe ka pasur bileta zyrtare të ndeshjes, Khf.Prishtina&Khf.Istogu.

Nëse ne si klub kishim pas informacion te tillë do të kishim siguruar biletat për shikuesit tanë, ne nuk posedojmë asnjë informacion kush ka shitur bileta e ka bërë këtë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme, unë dhe vajzat kërkojmë ndjesë edhe për paraqitjen jo të mirë në atë ndeshje qe na kushtoj më humbje, Ne do të angazhohemi maksimalisht që ditën e dielë në Pejë në ndeshjen e dytë të Play-Offit të paraqitemi në mundësitë reale tonat dhe të shënojmë fitore. Njëherit ju njoftojmë se ndeshja do të zhvillohet në Pejë dhe hyrja do të jetë gratis për të gjithë adhuruesit e Hendbollit jo vetëm nga Istogu por edhe nga Prishtina dhe në përgjithësi adhuruesit e hendbollit. Vajzave nga Prishtina ju uroj fitoren e arritur në ndeshje e parë të Play Offit”, shkruan Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat