Çfarë pamë në ndeshjet e para të play-off-it?

Hendboll

Çfarë pamë në ndeshjet e para të play-off-it?

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2017 Në ora: 19:22
Pamje nga një ndeshje

Debate

Euforia shumë herë edhe të dogj! Në sport duhet përqendrim, angazhim maksimal për të arritur deri te fitorja! Në dy ndeshjet e para të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës (femra) në hendboll, pamë dy ndeshje, por që dallon njëra me tjetrën për nga rivaliteti. Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Istogut, ka pasur dy periudha të ndryshme. Në periudhën e parë, Istogu udhëhoqi me 4 gola (10:14), por në periudhën e dytë Prishtina mori zotërimin dhe ngadhënjeu me 7 gola diferencë (32:25). Nëse futem në analizën e thellë, pa dyshim se ndeshja u fitua nga skuadra që kishte disiplinën, përvojën me shumë. Sepse në sportin e hendbollit epërsia katër apo pesë diferencë, nuk do të thotë asgjë, ngase shumë herë janë përmbysur rezultatet siç i ndodhi Istogut. Çka është edhe më interesant, Istogu i ndodhi për herë të dytë i njëjti rast, sepse edhe në ndeshjen gjysmëfinale për Kupën e  Kosovës, ishin në epërsi me 7 gola, por pësuan në fund nga Prishtina.

Ku duhet kërkuar fajtorin? Trajneri apo hendbollistet, cilët janë fajtorë? Disa thonë se janë ekip e re dhe papërvojë, aty është tërë shpërqendrimi, disa thonë se duhet një disiplinë më shumë dhe pa eufori. Fundja, Istogu u përpoq me gjithë mundësitë, por sërish u dogj me gabimet e tyre. Prishtina tregoi edhe një herë se dinë të ruajë qetësinë, dinë të menaxhojë situatën edhe kur janë në situata të vështira dhe rezultatin në disfavor ta rikthejnë në triumf. Në ndeshjen tjetër, Shqiponja nga Gjakova triumfoi me rezultat 36:32 kundër Kastriotit nga Ferizaj. Shqiponja me lojë nuk kënaqi, një fitore e merituar po jo ashtu siç kishin pritur, ndërsa Kastrioti me pak energji e fat mund të befasoni. Prishtina e Shqiponja avancojnë në serinë e fitoreve dhe me rezultat 1:0, i duhet edhe një ndeshje e fituar apo edhe një barazim e të stolisen me titull. Istogu ende...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat