Bajçinca nominohet nga EHF-i në Euro 2017

Hendboll

Bajçinca nominohet nga EHF-i në Euro 2017

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:29
Shqipe Bajçinca

Vëzhgues-kontrolluesja nga Prishtina znj. Shqipe Bajçinca është nominuar nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) që të jetë vëzhgues-kontrolluese në Kampionatin Evropian për grup-moshën U-17 në konkurrencën  e femrave që mbahet me 10-20 gusht në Michalovce të Sllovakisë.

Bajçinca e cila në muajin dhjetor në Danimarkë gjatë Kampionatit Botëror me sukses dha provimin për të vëzhguar dhe kontrolluar mbarëvajtjet e ndeshjeve dhe gjykimin e gjyqtarëve shpresojmë që besimin e dhënë nga zyrtarët e EHF-t do ta përmbush me sukses.”, thuhet nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat