Besa ka përparësinë ndaj Trepçës

Hendboll

Besa ka përparësinë ndaj Trepçës

Nga: K. Goca Më: 16 maj 2017 Në ora: 19:38
Lojtarët e Besës

Kampioni në fuqi, Besa Famiglia nga Peja, ka përparësinë e terrenit po ashtu edhe cilësinë në ballafaqim me Trepçën nga Mitrovica, në ndeshjen e parë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkuj). Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 19.00 në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë.

Trajneri i Besës, Arben Muqolli, beson në fitore sa më bindëse, ndërsa Taib Kabashi, trajner i Trepçës, konsideron se mund ta befasojnë ekipin pejan. Skuadra me dy të fituara ose me një fitore e një barazim  do të shpallet kampion i ri i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat