Cilësia është më e dobët se kurrë!

Hendboll

Cilësia është më e dobët se kurrë!

Nga: Enis Kastrati Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:35
Enis Kastrati

Debate

Si do të mbahet mend ky kampionat në hendboll? Te meshkujt, nuk ka asnjë dyshim, Besa Famiglia nga Peja është kampion i Kosovës dhe me rekord, 32 ndeshje 32 fitore! Në fakt, në kampionatin e kaluar kam përfunduar karrierën si hendbollist aktiv dhe realisht shpresoja se ka me përparuar diçka loja e hendbollit, që dikur kishte traditë. Fakti tjetër, asnjë ndeshje te femrat nuk e kisha përcjellë në pjesën e dytë të kampionatit me përjashtim të asaj para një jave, ku u takuan Istogu-Prishtina. Në këtë lojë nuk pash asnjë ndryshim situate, e njëjta krizë dhe asgjë befasuese, sepse sa është punuar aq janë edhe rendimentet. Nëse e bëjmë një krahasim a më shumë ka krizë të femrat apo të meshkujt, matematika është e thjeshtë.

 Kriza është evidente si të meshkujt po ashtu edhe te femrat. Besa te meshkujt është më e organizuar gjithashtu edhe Trepça deri diku, tjerat lënë për të dëshiruar. Sa kam informata te femrat, Prishtina është e organizuara, po ashtu edhe Shqiponja edhe Istogu deri diku dhe që premtojnë. Nëse i kthehemi meshkujve, rekordi i Besës, vërtet është për t’u vlerësuar dhe studiuar. Ose është rast për histori, megjithatë duke pa organizimin e klubeve tjera si dhe forcën e tyre momentale ka qenë edhe e pritshme. Mirëpo, për mendimin tim kjo është më së e dëmshme më së shumti për Besën se sa për klubet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat