Kampioni përcaktohet në Prishtinë

Hendboll

Kampioni përcaktohet në Prishtinë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 17:20
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e KHF Shqiponja nga Gjakova në palestrën  ‘Shani Nushi’ ja doli te mposht skuadrën nga kryeqyteti me rezultat 37:30 pas një loje te barabartë ne gjysmëlojën e pare kur mysafiret shkuan ne pushim me dy gola epërsi 16:18. Por që pastaj me një lojë angazhuese të udhëhequr nga “trajneri” i posa angazhuar Benan Brahushi, i cili kësaj radhe ishte ma ne element  se strategu Kuzmanovski ti  shkaktojnë humbjen e parë në këtë edicion.   
Loja ishte korrekte. Mirëpo duhet theksuar se ne minutën 48, dikush nga shikuesit hodhi ne publikë një flakadanë, çka bëri qe ndeshja te ndërpritet ne minutën 51-të  ndeshja  nga personat zyrtarë te rezultati 30:24 për vendaset,  për afro 30 minuat derisa erdhi te intervenimi nga zyrtarët  e palestrës në Gjakovë.
Të ju kujtojmë ndesha e parë e cila u zhvillua ne Prishtinë para 4-rë ditëve përfundoi me fitoren minimal e 26:25 për Prishtinën, prandaj ndeshja e tretë zhvillohet ne Prishtinë pasi skuadra prishtinase ishte para ne tabelë gjatë garave te rregullta, dhe kjo i jep përparësin  e fushën ne takimin e tretë.
Ndeshja e tretë e cila edhe përcakton Kampionin e edicionit 2016/17 te shtunën apo te dielën varësisht nga terminët ne Pallatin e Sportit dhe Rinisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat